​Ish-skuadra e Dakut e konsideron atë një prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit

Futboll

​Ish-skuadra e Dakut e konsideron atë një prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 16:21
Mirlind Daku

Ish-skuadra e Mirlind Dakut, FC Mura e ka konsideruar yllin shqiptar si njërin prej sulmuesve më të mirë të klubit.

Skuadra sllovene i kushtoi një postim të veçantë Dakut, duke theksuar sukseset e tij në klub, dhe duke e cilësuar atë si njërin prej sulmuesve më të mirë në histori të klubit.

“Dy vite më parë, Mirlind Daku, i cili konsiderohet si njëri prej sulmuesve më të mirë në histori të Muras, nënshkroi kontratë me Muran.

Për një sezon e gjysmë, Daku luajti në 53 ndeshje në të gjitha garat, duke shënuar 27 gola dhe duke kontribuar me 7 asistime. Në verën e vitit 2023 ai kaloi te Rubin Kazani në Rusi”, shkruante në postimin e Muras. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat