Skuadra shqiptare fiton ndaj Sllogës

Futboll

Skuadra shqiptare fiton ndaj Sllogës

Nga: K. G. Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 23:36
Gostivari

Skuadra shqiptare Gostivari ka triumfuar me rezultat 2:0 ndaj Sllogës së Vinicës në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot në Gostivar.

Ivanovski në minutën e 65-të e Atiemwen në atë të 59-tën, realizuan për fitoren e vendasve.

Gostivari ka treguar lojë të mirë dhe ka konfirmuar se është gati për pjesën e dytë të kampionatit maqedonas.

Siç dihet, pesë skuadra shqiptare garojnë në elitën e futbollit maqedonas, Shkëndija, Struga Trim Lum, Voska, Shkupi dhe Gostivari. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat