Sulmi i Dinamos “zjarr”, synohet edhe “koka” e Partizanit në derbi

Futboll

Sulmi i Dinamos “zjarr”, synohet edhe “koka” e Partizanit në derbi

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:02
Dinamo

Dinamo po bën mirë në javët e fundit, teksa ka marrë 9 nga 12 pikët e mundshme. “Nëndetësja blu” ndodhet aktualisht në vendin e pestë të renditjes, teksa ka grumbulluar 28 pikë, 5 më pak se Tirana e vendit të katërt.

Kryeqytetasit do të luajnë derbin me Partizanin në fundjavë. Takim ku djemtë e Dritan Mehmetit synojnë të ruajnë ritmin e javëve të fundit.

Pika më e fortë e Dinamos ka qenë sulmi në javët e fundit. Në 4 përballjet e fundit Dinamo ka shënuar 11 gola: 4 ndaj Skënderbeut, 3 kundër Kukësit dhe nga 2 përballë Tiranës dhe Teutës.

Reparti i avancuar po e bën detyrën më së miri, por problematike mbetet mbrojtja. Pasi deri tani skuadra e Mehmetit ka pësuar 30 gola, një mesatare shumë e lartë.

Objektivi i 18 herë kampionëve të Shqipërisë është sigurimi i një bilete në “Final Four”, ndonëse nuk do të jetë aspak e lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat