Shqipëria në Ligën e Kombeve, ja kush lojtarë numërojnë më shumë prezenca

Futboll

Shqipëria në Ligën e Kombeve, ja kush lojtarë numërojnë më shumë prezenca

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:29
Shqipëria

Ky do të jetë edicioni i katërt i Ligës së Kombeve, teksa sot do të hidhet edhe shorti për grupet që do të ndahen sipas ligës që marrin pjesë.

Kombëtarja shqiptare është e vendosur në Ligën B të këtij kompeticioni.

Sa u përket lojtarëve kuqezinj që kanë luajtur më shumë ndeshje në Ligën e Kombeve, kemi këtë renditje. Berat Gjimshiti dhe Frederik Veseli renditen të parët, me nga 12 ndeshje.

Pas tyre vjen Elseid Hysaj që ka marrë pjesë në 10 ndeshje, ndërkohë më poshtë është Bekim Balaj që është aktivizuar në 9 të tilla dhe Amir Abrashi, me po të njëjtën numër paraqitjesh. Ndeshjet e këtij edicioni do të luhen nga shtatori deri në nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat