Thiago Alcantara dëmtohet

Futboll

Thiago Alcantara dëmtohet

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:35
Thiago Alcantara

Thiago Alcantara dëmtohet menjëherë pas rikthimit në fushën e blertë!

Pasi u kthye nga një dëmtim tepër i gjatë për ndeshjen e Liverpool kundër Arsenal të dielën e kaluar, Thiago Alcantara u detyrua të ndalonte sërish.

Mesfushori 32-vjeçar, për disa minuta të luajtura në këtë sfidë të madhe, pësoi një dëmtim të ri, këtë herë në muskuj.

Një fat tepër i keq për lojtarin spanjoll, tashmë në pritje të një periudhe të re për të kaluar në infermieri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat