A mund të kemi përballje Maqedoni – Kosovë?

Futboll

A mund të kemi përballje Maqedoni – Kosovë?

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Sot nga ora 18:00 në Paris të Francës do të hidhet shorti për edicionin 2024/25 të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja e Maqedonisë së Veriut ndodhet në Ligën C në vazon e tretë së bashku me Sllovakinë, Qipron dhe Irlandën e Veriut.

Kundërshtarë të mundshëm në grupe të përfaqësueses së vendit mund të jenë ekipet përfaqësuese si Rumania, Suedia, Armenia, Luksemburgu, Azerbejxhani, Kosova, Bullgaria e Ishujt Faroe. Si dhe Bjellorusia, Lituania, Gjibraltari, Estonia e Letonia.

Ndërkohë Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në vazon e tretë të Ligës B së bashku me Slloveninë, Republikën e Irlandës dhe Malin e Zi.

Faza e grupeve e Ligës së Kombeve do të luhet nga 5 shtatori deri më 19 nëntor 2024, faza e eliminimit nga 20 deri më 25 mars dhe finalja nga 4 deri më 8 qershor të vitit 2025 me një ndryshim të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat