Ylber Ramadani është gati për sfidën e radhës në Serie A

Futboll

Ylber Ramadani është gati për sfidën e radhës në Serie A

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 15:52
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani do të rikthehet në sfidën ndaj Bolonjës në transfertë.

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, i cili luan për Leçen mungoi në ndeshjen me Fiorentinën për shkak të numrit të plotësuar të kartonëve të verdhë.

Ramadani është një element shumë i rëndësishëm për trajnerin D’Aversa i cili i ka besuar gjithmonë duke i dhënë minutat maksimale.

E vetmja mungesë për Leçen do të jetë mbrojtësi francez Xhendrej dhe ai shqiptar Kastriot Dermaku i cili është i dëmtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat