Mbappe frikëson Inter-in: pse nuk vjen firma e Lautaros

Futboll

Mbappe frikëson Inter-in: pse nuk vjen firma e Lautaros

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 16:00
Lautaro

Lautaro Martinez është lideri i padiskutuar i Inter-it. Zikaltrit po punojnë për një rinovim që nuk po vjen akoma. Kontrata aktuale e kampionit të botës skadon në qershorin e 2026-ës.

Lautaro fiton pak më shumë se 6 milionë në sezon, vetëm mbrapa Calhanoglu brenda skuadrës zikaltër.

Argjentinasi synon të bëhet një nga më të paguarit e Serisë A dhe pas fjalëve të Marotta-s, kanë ardhur edhe deklaratat e Ausilio-s për të qetësuar ambientin interist në lidhje me rinovimin e kapitenit:

“Ka besim edhe pse nga të dyja palët ekziston i njëjti qëllim.

Duhet durim, por jam i sigurt se në fund do të arrijmë një marrëveshje”, kanë qenë deklartat e drejtorit sportiv të Inter-it.

Një takim i ri do të zhvillohet në mars mes Milanos dhe Madridit, ku ndodhen zyrat e përfaqësuesve të Lautaro-s duke përfituar nga ndeshja e skuadrës së Inzaghi-t për 1/8-at e Champions League kundër Atletico Madrid.

Ndërkohë, çmimi i kartonit të ‘Demit’ ka shkuar afër 150 milionë euro, me Inter-in që nuk do të përfshihet në efektin domino të sulmuesve verën e ardhshme që do të nisëme lamtumirën e Mbappe (drejt Real Madrid) nga Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat