Al Khelaifi shtyn njoftimin zyrtar në lidhje me të ardhmen e francezit

Futboll

Al Khelaifi shtyn njoftimin zyrtar në lidhje me të ardhmen e francezit

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 17:17
Kylian Mbappe

Do të duhet që të pritet ende për të zb uluar se ku do të luajë Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm. Nasser Al Khelaifi, në margjinat e Kongresit të UEFA-s që u zhvillua ditën e enjte në Paris, ku u konfirmua inanimisht në Komitetin Ekzekutiv deri në vitin 2028, nuk ka dashur t’i shpërndajë rezervat e tij.

“Kur të kemi vendosur të dy, do të flasim”, tha presidenti i PSG-së.

Të premten e kaluar, “Le Parisien” konfirmoi vendimin e Mbappe, edhe pse klubi francez ende nuk është njoftuar nga lojtari.

Nga ana e tij, Real Madrid është në pritje të njoftimit, sapo të bëhet e ditur se ish-lojtari i Monaco nuk do të rinovojë kontratën, madrilenët do të tentojnë ta përfundojnë shpejt transferimin e tij.

Sulmuesi, sipas thashethemeve që dolën mëngjesin e sotëm, mund të fitojë 50 milionë euro bruto në vit me një bonus nënshkrimi prej 120 milionë eurosh, të cilit duhet t’i shtohen edhe bonuse të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat