Juventusi firmos javët e ardhshme me yllin e Lazios

Futboll

Juventusi firmos javët e ardhshme me yllin e Lazios

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 18:08
Lazio

Juventusi duhet të zgjidhë sa më shpejt disa çështje kontraktuale që lidhen me disa prej sulmuesve të tij si Dushan Vlahoviç dhe Federiko Kieza mbi të gjithë.

Ndërkohë për të mos u kapur i papërgatitur, duket se bardhezinjtë kanë arritur që ta bëjnë të vetin Felipe Andersonin.

Anësori ofensiv i Lacios, që mund të luajë edhe si organizator pas dy sulmuesve nuk do të rinovojë me të kaltrit dhe pasi e motra-menaxhere ia pat ofruar Juves që në fundin e muajit dhjetor, duket se palët kanë shkuar shumë përtej.

Madje, siç nënvizon “Sportmediaset” për firmat mungojnë vetëm detajet e fundit, pasi Juventusi e ka bindur Andersonin me një kontratë 3 vjeçare, prej 10 milionë eurosh në total si rrogë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat