Zviceranët përmendin shqiponjën dykrenare të Xhakës e Shaqirit, i elektrizon serbët

Futboll

Zviceranët përmendin shqiponjën dykrenare të Xhakës e Shaqirit, i elektrizon serbët

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:24
Zvicra dhe Kosova

Kapiteni Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, janë të frikshëm për Serbinë me të cilën do të takohen në Grupin 4 të Ligës së Kombeve A. 

Spanja, Danimarka, Serbia dhe Zvicra, janë në një grup.

“Ajo që është veçanërisht interesante, rivaliteti mes Serbisë dhe Zvicrës, të cilin “Blick” e ka nxjerrë në plan të parë”, shkruan media serbe “Kurir”.

“Zvicra takohet me Serbinë në Ligën e Kombeve”, thuhet në titullin e mediumit zviceran.

 “Duel shpërthyes kundër Serbisë”, thuhet në vazhdim të tekstit.

"Serbia është kombi i tretë që na pret.

Dueli kundër kombit ballkanik tashmë është luajtur në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe në Botërorin 2022 në Katar.

Në Rusi, Xhaka & Co festoi me ‘Shqiponjën dykrenare’, ndërsa në Katar dueli ishte një lloj ‘finaleje’ për t’u vendosur në 1/8 e finales”, kujtojnë zviceranët.

Kjo e ka elektrizuar median serbe për faktin se kanë alergji nga Xhaka e Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat