Ish lojtari i Zvezdës së Beogradit: Ne luajmë sërish me Kosovën, të jemi të kujdesshëm

Futboll

Ish lojtari i Zvezdës së Beogradit: Ne luajmë sërish me Kosovën, të jemi të kujdesshëm

Nga: K. Goca Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 16:02
Miodrag Belodediqi

Ish futbollisti i kombëtares së Rumanisë, Miodrag Belodediqi, ish futbollist i Steaua-s, Cërvena Zvezdës, Valencisë, Valladolidit, Villarealit, ka komentuar shortin e grupit 2 (Liga C) ku gjendet Kosova, Rumania, Qipro dhe fituesi i takimit Lituani – Gjibraltari. 

“Është një fillim i ri për kombëtaren rumune”, tha Belodediqi, transmeton mediumi rumun ”GSP”.

 “Është një fillim i ri! Jemi kualifikuar në Euro dhe tani presim që djemtë të ngriten.

Ne duam të shohim ndeshje të bukura dhe të mira.

Ne luajmë sërish me Kosovën në Ligën e Kombeve të Kosovës, ku të gjithë lojtarët i ka jashtë vendit.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm!

Edhe në kohën tonë nuk ishte e lehtë me Qipron, sidomos kur luanim atje”, tha Belodediqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat