Presidenti i Beshiktashit për lojtarin shqiprtar: Ka tatuazh shqiponjën

Futboll

Presidenti i Beshiktashit për lojtarin shqiprtar: Ka tatuazh shqiponjën

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 16:52
Muçi e Jyçel

Transferimi i Ernest Muçit te Beshiktashi duket se ka bërë një bujë të madhe në futbollin turk.

Gjatë udhëtimit me të nga Varshava në Stamboll ishte dhe zv. presidenti i klubit turk, Hysejin Jyçel.

Ai foli për kanalin zyrtar të klubit, ku u shpreh se nga sulmuesi i Kombëtares shqiptare pret gjëra të mëdha dhe se ka qenë e destinuar që ai të vishte fanellën e Beshiktashit.

“Dua t’iu tregoj pjesën e pasme të qafës së tij. Ka tatuazh një shqiponjë dhe ditëlindjen e ka më 19.03 si viti ynë i krijimit.

Shpresoj që ai t’i sjellë fat të mirë Beshiktashit.

Tifozët tanë duhet ta ndjekin menjëherë në ‘Instagram’”, tha Jyçel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat