Buffon: Mungesa e Championsit? Më vjen keq

Futboll

Buffon: Mungesa e Championsit? Më vjen keq

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:30
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon është ndër kampionët që nuk e kanë fituar kurrë Champions League, trofe që nuk është shijuar as nga legjenda si Ronaldo, Baggio apo Ibrahimovic.

Ish-portieri italian, aktualisht shefi i delegacionit të kombëtares italiane, theksoi se nuk ndjen keqardhje për faktin që nuk e ka ngritur kurrë në qiell kupën me veshë të mëdhenj.

“Nuk ka qenë kurrë një plagë për mua mungesa e Championsit, ka qenë nxitje që të luftoja çdo vit për diçka jashtëzakonisht të madhe.

Nëse më duhet të bëj një diskutim të përgjithshëm që prek edhe botën Juventus, shokët dhe drejtuesit, mua më ka ardhur më shumë keq për ta.

Dhe për tifozët që e dëshirojnë këtë kupë prej afro 30 vitesh.

Për mua, të luaja në Champions ishte gëzim. Fitorja do të ishte mbyllja e një cikli, por nuk më intereson më”, theksoi 46-vjeçari.

I cili ka qenë mes shtyllave të bardhezinjve në tri finale të humbura. Kundër Milanit (2003), Barcelonës (2017) dhe Realit të Madridit (2017).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat