Derbi i madh gjerman

Futboll

Derbi i madh gjerman

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Bajer Leverkusen do tentojë t’i jap “goditjen” finale shpresave të Bajern Mynih në fitimin e titullit numër 12 radhazi të Bundesligës.

Të besuarit e Ksabi Alonsos do zbresin ditën e sotme në fushë kundër kampionëve gjermanë me misionin e vështirë, fitoren dhe distancimin në 5 pikë më shumë se Bajerni ndjekës.

Gjigantëve nga Mynihu u mjafton fitorja për marrjen e kreut, e cila do të kishte shije akoma më “të ëmbël” ndaj rivalit të drejtpërdrejtë, aq më pak në fushën kundërshtare. Ja disa nga statistikat më të “nxehta” mes tyre.

HISTORIA- ”Përplasjet” Leverkusen-Bajern Mynih në të gjitha frontet kanë shkuar në kuotën e 98 të tillave, e përkthyer me 60 suksese të rekordmenëve gjermanë, 20 i përkasin “aspirinave” dhe përgjatë 18 rasteve sfida është ndarë pa fitues.

Përpos kësaj panorame, vlen të ceket se në dy përballjet e Ksabi Alonsos me ishklubin ku është aktivizuar si futbollist, nuk e ka përjetuar humbjen, duke siguruar 1 fitore dhe 1 barazim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat