Kush janë specialistët e goditjeve standarde në Premier League

Futboll

Kush janë specialistët e goditjeve standarde në Premier League

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Konsiderohen si specialistë në hije pasi me skemat e tyre u garantojnë klubeve përkatëse gola nga goditjet standarde.

Në Premier Ligë vlerësohen shumë dhe gati të gjithë menaxherët kanë nga një të tillë pranë, i cili u garanton edhe më shumë gola se sulmuesit kryesorë.

Moda e trajnerëve, të cilët merret me skemat e lojtarëve në situatat e krijuara nga goditjet standarde ka mbërritur edhe në Gjermani.

Thomas Tuchel pas transferimit në Munich bëri gjithçka për të marrë me vete edhe Entoni Berrin. Ish-futbollistin e nga Liverpooli, i cili e ndihmonte gjermanin te Chelsea në situatat e goditjeve standarde.

Sa i përket Premier Ligës statistikat thonë se është Arsenali me trajnerin më të mirë për të shfrytëzuar goditjet standarde. Arteta i ka besuar gjithçka Nikolas Hover ndërsa Josep Guardiola në këtë drejtim këshillohet nga Karlos Visens. 

Skuadrat me më shumë gola të shënuar nga goditjet standarde:

1.Arsenal - 14

2.Everton - 13

3.Luton - 11

4.Man.City - 10

5.Newcastle, Totenham - 9

8.Aston Villa - 8

9.Brentford – 7

10. Chelsea, Fulham, Liverpool, West Ham - 6

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat