Osmani: Teuta nuk e meriton pozitën ku ndodhet

Futboll

Osmani: Teuta nuk e meriton pozitën ku ndodhet

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 19:44
Qatip Osmani

Vllaznia fitoi përballë Teutës ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” përfundoi me fitoren 2-1 të vendasve.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani.

“Jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin që e kanë lojtarët dhe kjo ishte ajo që na e fitoi lojën.

Ideja ishte që me Malën të formoja katërshen e mesfushës. Gruda në krahun e majt, që do bashkëpunonte me Smajlin.

Kur të shkonin në 25 metra të rrezikonin portën e Teutës, kjo ishte e gjithë ideja. Ne gjatë javës kemi biseduar për Teutën dhe kemi parë disa ndeshje të tyre. Një ekip që nuk e meriton që të jetë në këtë pozitë ku është.

Dallimi nga ndeshja me Laçin është se sot ishim më të shpejtë. Kur futëm lojtarët e rinj, i futëm për freski. Futëm një sulmues tipik dhe krahu, por ndodh koecidenca në futboll. Bravo edhe për Çobën”, u shpreh Qatip Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat