Sarri: Po e humbnim kënaqësinë e të luajturit

Futboll

Sarri: Po e humbnim kënaqësinë e të luajturit

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:18
Maurizio Sarri

Pas fitores 3:1 ndaj Cagliarit, trajneri i Lazios, Maurizio Sarri u shpreh se kishin humbur shijimin e ndeshjeve.

Duke folur për mediet, Sarri theksoi se do duhet të kthehen te argëtimi në fushën e lojës në mënyrë që edhe fansat t’i shijojnë ndeshjet e tyre.

“Për ne, nëse Ciro fillon të shënojë rregullisht përsëri, është një gjë e mrekullueshme.

Vitet kalojnë, ne duhet të gjejmë një pikë ekuilibri, por nëse ai gjen vazhdimësi është mirë për ne. Le të shpresojmë se do të vazhdojë kështu.

Gjatë javës bisedova me skuadrën dhe ndoshta e kuptuam që po e humbim shijen dhe argëtimin në lojë. Argëtimi në një ekip është shumë i rëndësishëm, nëse një skuadër argëtohet i tërheq zvarrë të gjithë dhe shpesh argëton edhe ata që e shohin ndeshjen”-u shpreh kreu i stolit të Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat