Kupa e Afrikës përfundon sonte me finalen e madhe

Futboll

Kupa e Afrikës përfundon sonte me finalen e madhe

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Edicioni i 34 i Kupës së Afrikës në futboll do të përfundoj sonte me finalen që do të fillojë nga ora 21:00, ku do të ballafaqohen Nigeria dhe Bregu i Fildishtë.

Këto dy kombëtare ishin pjesë e grupit A, prej ku Nigeria doli nga pozita e dytë me 7 pikë, ndërsa Bregu i Fildishtë nga vendi i tretë me 3 pikë të grumbulluara.

Pastaj në fazën eliminuese, Nigeria mposhti Kamerunin, Angolën dhe Afrikën e Jugut.

Ndërsa Bregu i Fildishtë triumfoi ndaj Senegalit, Malit dhe Kongos.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat