Tuchel kundër rregullores së Bundesligës

Futboll

Tuchel kundër rregullores së Bundesligës

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 11:29
Pamje nga ndeshja

Konferenca e pas ndeshjes në “BayArena” u shfrytëzua nga Thomas Tuchel për të kritikuar lojtarët e Bajernit, të cilët sipas trajnerit nuk treguan peshën që kanë në fushë në një duel delikat siç ishte ai përballë Lerverkusenit.

Por një tjetër pikë ku Tuhel ndaloi ishte edhe ajo që kishte të bënte me rregulloren e Bundesligës.

Më konkretisht Tomas Tuhel priste që Leverkusen të mos aktivizonte autorin e golit të parë, Stanisiç, pasi  kroati është një lojatr i Bajernit, por që është huazuar për një vit në Leverkusen.

“Në Angli ka një rregullore mjaft të këndshme, e cila nuk lejon lojtarët e huazuar të luajnë përballë skuadrave mëmë. Për mua kjo rregullore ka shumë kuptim. Për fatin tonë të keq kjo rregullore nuk eksziston në Gjermani”, ishin fjalët e Tuhel.

Këto fjalë më shumë se një “justifikim” për atë humbje mund të konsiderohen edhe si kritika për krerët e klubit, të cilët vendosën që të huazonin talentin kroat edhe pse në pozicionin që ai mbulonte nuk kishin mbingarkim pasi larguan edhe Pavar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat