Alarm te Partizani

Futboll

Alarm te Partizani

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:13
Pamje nga një ndeshje

Partizani pësoi një humbje tjetër ditën e djeshme teksa u mposht nga Dinamo në Niko Dovana.

Të kuqtë humbën derbin në të cilin u gjendën të parët në avantazh, madje shënuan edhe golin e dytë, por VAR vuri re një faull në nisje të aksionit.

Megjithatë, avantazhin nuk arritën ta mbanin dhe në pjesën e dytë djemtë e Mehmetit shënuan dy herë për të rrëmbyer 3 pikë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Shqetësimi dukej shumë qartë te trajneri Orges Shehi i cili në intervistën pas ndeshjes, nuk kurseu as lojtarët e tij.

Partizani ka vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit, këto statistika s’kanë lidhje me një ekip kampion.

Gjendja është alarmante dhe nëse deri tani janë ‘fshehur’ pas formatit, kësaj rradhe nuk funksionon më. Dështimet e njëpasnjëshme për të marrë 3 pikët kanë bërë që ‘Demat’ të grumbullojnë vetëm 37 pikë deri tani.

Janë në vendin e dytë, por Vllaznia i ka barazuar me pikë, Tirana është 4 pas me derbin në sfond, ndërsa rreziku tjetër është pikërisht Dinamo. Blutë kanë 6 pikë më pak, por gjithashtu  me një ndeshje të prapambetur ndaj Skënderbeut të cilët nëse e fitojnë do ta katapultojnë në Final Four, 3 pikë pas të kuqve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat