Deklarata befasuese e Fergusonit

Futboll

Deklarata befasuese e Fergusonit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:21
Sir Alex Ferguson

Trajneri legjendar i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka përmendur klubin që ai mendon se nuk do ta fitojë kurrë titullin e Premier League.

Fergie u tërhoq në vitin 2013 pas një karriere të shkëlqyer si trajner në Old Trafford që e pa atë ta fitojë 13 herë kampionatin.

Duke pasur parasysh dominimin dhe përvojën e tij në Premier, Ferguson është padyshim më i miri për të analizuar skuadra e kampionatit.

Së fundmi, trajneri skocez bëri një deklaratë të bujshme në lidhje me shanset e Tottenham për të fituar titullin.

Sipas ish-trajnerit të Manchester United, Premier League ka evoluar aq shumë sa do të jetë e vështirë për Tottenham të fitojë titullin.

Duke folur ndërsa ishte i pranishëm në Newbury Racecourse këtë fundjavë, Ferguson tha:

“Jo, nuk do ta fitojë. 1961 ishte hera e fundit që ata e fituan dhe kjo është një kohë e gjatë. Liverpool dhe Manchester City që janë kaq të fuqishëm në Premier League sot”.

“Edhe për United do të jetë e vështirë, do të na duhet të luftojmë”, shtoi ai.

Pretendimi i Fergie vjen në një kohë kur Spurs po luftojnë për titullin e Premier League nën drejtimin e Ange Postecoglu.

Londinezët aktualisht janë në vendin e katërt në renditje me 47 pikë pas fitores 2-1 ndaj Brighton të shtunën.

Klubi e fitoi për herë të fundit titullin e kampionatit në vitin 1961.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat