Përmbysje e Luftëtarit, Shkumbini feston në fund

Futboll

Përmbysje e Luftëtarit, Shkumbini feston në fund

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Kategoria e Dytë, Grupi B ka luajtur sfidat e saj të javës së 12-të, me 8 skuadra që zbritën në fushën e lojës.

Luftëtari arriti një fitore me përmbysje përballë Labërisë, duke marrë momentalisht vendin e parë, pasi sfida e Pogradecit me Këlcyrën në transfertë u shty për shkak të gjendjes së rënduar të fushës për shkak të kushteve atmosferike.

Një fitore të rëndësishme e arriti Shkumbini në fund të sfidës me Orikun në shtëpi, ndërsa Turbina arriti një fitore minimale me Butrintin në shtëpi.

Sa i përket sfidës mes Devollit dhe Delvinës, ajo u mbyll në barazimin 1-1.

REZULTATET

SHKUMBINI-ORIKU 1-0

TURBINA-BUTRINTI 1-0

DEVOLLI-DELVINA 1-1

LUFTËTARI-LABËRIA 3-1

KËLCYRA-POGRADECI E SHTYRË

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat