Tifozët e Bayernit në “unison”, kërkojnë largimin e trajnerit Tuchel

Futboll

Tifozët e Bayernit në “unison”, kërkojnë largimin e trajnerit Tuchel

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 18:46
Tuchel

Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë ndaj Bayer Leverkusen me bavarezët që u mposhtën në transfertë me shifrat 3-0. “Aspirinat” e trajnerit Xabi Alonso i “dhuruan” bavarezëve një goditje të fortë për llogaritë e kampionatit.

Pas humbjes me Leverkusen, tifozët bavarezë shpërthyen në akuza ndaj trajneri Thomas Tuchel.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, pjesa më e madhe e tifozëve të Bayern Munich ishin të bashkuar në një pikë, kërkojnë me ngulm nga drejtuesit që të largojnë Tuchel.

Ky sezon ka nisur keq me Bayernin që humbi Superkupën, u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe tani e sheh veten pesë pikë prapa Leverkusen në kampionat. Tifozët kërkojnë një reagim nga drejtuesit, por edhe nga vetë Tuchel që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat