Shkarkohet Inzaghi, nuk ka derbi brenda familjes në Inter-Salernitana

Futboll

Shkarkohet Inzaghi, nuk ka derbi brenda familjes në Inter-Salernitana

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 19:02
Philippo e Simone Inzaghi

Serie A shndërrohet në makth për Philipo Inzaghin. Ish-sulmuesi italian, tashëm në rolin e trajnerit, është shkarkuar për herë të tretë, në po kaq eksperienca në elitën e futbollit italian.

Humbja të premten ndaj Empolit në shtëpi rezultoi fatale për Inzaghin, teksa Salernitana vendosi ta shkarkojë dhe t’i besojë pankinën Fabio Liveranit deri në fund të sezonit.

Philippo Inzaghi shkarkohet kështu 5 ditë para transfertës milaneze ndaj Interit, duke humbur mundësinë e një tjetër derbi me të vëllanë, Simone Inzaghin, që drejton me sukses zikaltrit e Milanos.

Kjo te Salernitana ishte eksperienca e tretë e Philippo Inzaghit në Serinë A, pas Milanit e Bolognës dhe në të tre rastet është shkarkuar. Megjithatë e kundërta ka ndodhur me Super-Pippon në Serinë B, ku ka bërë mjaft mirë në të gjithë skuadrat ku ka punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat