Supersfida ndaj Barcelonës, trajneri i beson majën e sulmit Uzunit

Futboll

Supersfida ndaj Barcelonës, trajneri i beson majën e sulmit Uzunit

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 20:43
Formacionet

Do të startojë në orën 21:00, supersfida mes Barcelonës dhe Granadës e vlefshme për javën e 24-t të La Ligës.

Padyshim që vëmendja më e madhe do të jetë te futbollisti i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili e nis këtë përballje si titullar në majën e sulmit. 

Talenti beratas do të kërkojë të shënojë në portën e katalanasve, për të ndihmuar Granadën që të lerë pas këtë moment të vështirë.

Ndërkohë në krahun tjetër Ksavi kundërpërgjigjet me një tredhëmbësh në sulm që formohet nga Jamal, Pedri dhe Levandovski.  

Në 5 ndeshjet e fundit, Barcelona ka siguruar 4 fitore dhe një humbje, ndërkohë që Granada vjen pas 1 fitoreje, 3 humbje dhe 1 barazimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat