Një fitues i Europa League për Olympiacos, “gjigantët” grek prezantojnë teknikun e ri

Futboll

Një fitues i Europa League për Olympiacos, “gjigantët” grek prezantojnë teknikun e ri

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 07:08
Jose Luis Mendilibar

“Gjigantët” Olympiacos njoftoi mbrëmjen e së enjtes se Carlos Carvalhal nuk është më trajneri i skuadrës së tyre,

Vendim ky që u ndikua jo pak edhe nga humbja në derbi ndaj Panathinaikos, mbëmrjen e 4 shkurtit, me rezultatin 2 me 0.

Megjithatë, duket se vuajtje për rekordmenët e futbollit grek kanë mbaruar, me klubin “Bardhekuq”,që me anë të një postimi në profilet zyrtare, të klubit, në rrjetet sociale kanë prezantuar për tifozët emrin e teknikut të tyre të ri.

Bëhet fjalë, për “strategun” spanjoll, Jose Luis Mendilibar, me këtë të fundit, që vetëm sezonin e kaluar ishte pjesë e “Andaluzianëve” të Sevilla, teksa i udhëhoqi ata drejt titullit të madh, të UEFA Europa League, ku mundën në finale, “Verdhekuqtë” e Roma-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat