Pengesë e re për Alves, para se të mësojë dënimin nga gjykata

Futboll

Pengesë e re për Alves, para se të mësojë dënimin nga gjykata

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:37
Dani Alves

Kanë kaluar gati një vit e dy muaj që kur Dani Alves u burgos në burgun “Brians 2”, i akuzuar për përdhunimin e një vajze të re në një klub nate të Barcelonës.

Në këtë kohë, braziliani ka humbur mbështetjen po aq të rëndësishme sa ajo e ish-bashkëshortes së tij, Dinorah Santana, dhe dy fëmijëve që kanë të përbashkët.

Këtë të hënë u bë e ditur se futbollisti gjatë rrugës ka humbur edhe një tjetër mbështetës të tij të madh.

Sipas “El Confidencial digital”, ishte tetori i kaluar, që përkoi me ndarjen e tij nga Cristoball Martel, avokatin që deri atëherë kujdesej për interesat e brazilianit. Megjithatë, deri më tani informacioni nuk ka parë dritë.

Kjo është agjencia e komunikimit, e kujdesur për imazhin e tij gjatë këtij procesi, që e ka punësuar në muajin mars të vitit të kaluar. Gjithashtu, kjo agjenci i ka dhënë Alves një analizë të detajuar të të gjitha lajmeve të publikuara në Spanjë për rastin e tij dhe ka kontrolluar deklaratat që lojtari ka bërë nga burgu në media si ‘El Programa de Ana Rosa’ apo ‘La Vanguardia’.

Dani Alves do ta mësojë dënimin e tij përfundimtar në ditët në vijim.

Kujtojmë se prokuroria ka kërkuar deri në 12 vite burg për të, ndërsa avokati i brazilianit, Inés Guardiola, ka ofruar katër vite burg dhe një dëmshpërblim të majmë financiar për “viktimën” e dyshuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat