Vllaznia prezanton logon e 105 vjetorit

Futboll

Vllaznia prezanton logon e 105 vjetorit

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:39
Logo e Vllaznisë

Vllaznia, klubi më i vjetër në Shqipëri, feston këtë vit 105 vjetorin e krijimit.

Klubi shkodran ka prezantuar logon e 105 vjetorit, që do ta shoqërojë gjithë javën në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit.

“Sot po prezantojmë logon zyrtare të 105 vjetorit të themelimit të këtij emri të madh të futbollit shqiptar.

Një logo që do të na shoqërojë gjithë javën në kuadrin e festimeve të këtij përvjetori të klubit më të vjetër në Shqipëri.

Ftojmë të gjithë pjestarët e klubit tonë, tifozë, sportdashës e dashamirës të Vllaznisë, ta vendosin këtë logo në profilin e tyre. Ditëlindja e Vllaznisë e meriton gjithmonë të festohet ashtu si duhet!”, shkruhet në njoftimin e klubit shkodran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat