Harry Kane “sponsorizon” ardhjen e Mourinhos te Bayerni

Futboll

Harry Kane “sponsorizon” ardhjen e Mourinhos te Bayerni

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 14:40
Kane e Mourinho

Sipas asaj që raportohet nga gazeta angleze “The Mirror”, Harry Kane do të sponsorizojë ardhjen e José Mourinhos në krye të stolit të Bayernit të Mynihut. Marrëdhënia mes portugezit dhe sulmuesit anglez ishte e shkëlqyer gjatë kohës kur ishin bashkë te Tottenham.

Gjatë kohës së Kane kishte trajner “Special One”, shifrat e tij ishin të frikshme: 57 gola në 83 ndeshje.

Pas transferimit të tij në Mynih, paraqitjet e tij vazhduan në mënyrë të shkëlqyer, duke shënuar 28 gola në 28 ndeshje.

Ndërkohë që stoli i Tuchel lëkundet, sepse disfata përballë Leverkusenit në kampionat nuk është pritur mirë nga drejtuesit dhe tifozët e Bayernit.

Vendimtare për teknikun do të jetë ndeshja e nesërme në Champions kundër Lazios. Mourinho, aktualisht i papunë, është në pritje të zhvillimeve të reja, por është e qartë që një aventurë te kampionët e Gjermanisë e tundon portugezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat