Sfida ndaj Bayern Munih në Champions League, flet Sarri

Futboll

Sfida ndaj Bayern Munih në Champions League, flet Sarri

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 15:03
Sarri

Te Lazio gjithçka është gati për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Champions League.

Beteja ndaj Bayern Munih mbërrin në Olimpico dhe për djemtë e Maurizio Sarri do të jetë një sfidë shumë e ndërlikuar për t’u përballur.

“Duhet të mendojmë se nuk është e pamundur, përndryshe në kokën tonë tashmë jemi të mundur.

Ata vijnë si favoritë, ne duhet të shkojmë në fushë me entuziazëm sepse është një ndeshje e bukur për t’u përjetuar.

Besim, sepse ndoshta janë më të fortë, por duhet të kesh besim për të provuar gjithçka.

Duhen shumë nerva, pa mendime të dyta. Në letër ata janë favoritë, por le të shohim fushën”, është shprehur ndër të tjera Sarri, trajneri i Lazios.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat