Mos e quani më vëllai i Stivenit, as binjaku tjetër! Media italiane vlerëson sulmuesin shqiptar

Futboll

Mos e quani më vëllai i Stivenit, as binjaku tjetër! Media italiane vlerëson sulmuesin shqiptar

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 15:22
Cristian Shpendi

Cristian Shpendi është duke kaluar një sezon ëndrrash te Cesena.

Pasi u la në hije në sezonin e shkuar nga vëllai i tij, Stiveni, i cili kaloi te Empoli, këtë herë është Cristian që ka shpërthyer te Cesena. Jo pak, por 15 gola ka realizuar deri tani, në 15 ndeshje kampionat, duke e dërguar Cesenan në rrugën drejt Serisë B.

Përshkrimi i bërë nga ana e Calciomercato tregon shumë rreth Cristian Shpendi.

“Mos e quani më ‘Shpendi tjetër’, as ‘Binjaku tjetër’, as ‘vëllai i…Stiven’. Cristian Shpendi tashmë është bërë një nga talentet më të mirë në të gjithë skenën e futbollit italian.

Si, në mos edhe më shumë se vëllai i tij Stiven, i cili me transferimin e tij në Empoli në Serinë A dhe një sezon kryesor në Cesena vitin e kaluar kishte monopolizuar vëmendjen e tij, duke hedhur hije – tepër të pamerituar – mbi vëllain e tij binjak.

Hijet që fjalë për fjalë u fshinë nga uragani Cristian, ylli absolut i sezonit të Serisë C, prej të cilit deri tani është një nga lojtarët më të mirë, nëse jo më i miri”, shkruhet nga media italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat