Futbollistët e Bregut të Fildishtë marrin dhuratë një vilë nga presidenti

Futboll

Futbollistët e Bregut të Fildishtë marrin dhuratë një vilë nga presidenti

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:20
Bregu i Fildishtë

Bregu i Fildishtë ia doli të fitonte Kupën e Afrikës duke mundur në finale Nigerinë në një edicion ku thuajse nuk kaloi fazën në grupe dhe shkarkoi trajnerin para fazës me eliminim direkt.

Një surprizë e vërtetë, por që është pritur me entuziazëm të madh dhe me shpërblime nga shteti i cili ishte organizatori i turneut.

Skuadra është takuar sot me presidentin Alasan Ouatara dhe ky i fundit ka konfirmuar se do të ketë bonuse të rëndësishme për të gjithë futbollistët.

Çdo lojtar ka marrë si shpërblim nga presidenti i vendit 50 milionë franga (rreth 76 mijë euro) si dhe nga një vilë me një çmim të njëjtë, siç kishte ndodhur kur kjo përfaqësuese kishte triumfuar në vitin 2015.

Për trajnerin Emerse Fae, i cili drejtoi ekipin pas shkarkimit të Zhan-Luis Gaset, ka marrë një bonus prej 100 milionë frangash (rreth 152 mijë euro). ]

Përveç kësaj, të gjithë futbollistëve dhe stafit teknik u është dhënë titulli i “Kalorësit të Urdhrit Kombëtar”, nderimi më i madh që jepet në Bregun e Fildishtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat