Sulmuesi nuk grumbullohet në Champions

Futboll

Sulmuesi nuk grumbullohet në Champions

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 23:42
Karim Benzema

Karim Benzema nuk po kalon një moment të qetë, me sulmuesin francez që ende nuk ka arritur të rregullojë raportin e krisur me drejtuesit e Al-Ittihad dhe trajnerin Gallardo.

Ish-lojtari i Real Madrid nuk luan me skuadrën saudite që prej dhjetorit te vitit të kaluar, ndërsa është konfirmuar nga trajneri Marcelo Gallardo se Benzema nuk është grumbulluar për ndeshjen e Championsit aziatik (AFC) kundër Navbahor Namangan.

Një situatë kjo që tregon edhe një herë tjetër se gjerat nuk po shkojnë aspak sipas pritshmërive, por gjithashtu edhe përforcojnë zërat se Benzema tani ka vetëm një rrugë, të largohet nga Arabia Saudite.

Gjatë merkatos së janarit, për Benzema ka pasur disa kontakte, me Lyon që tentoi të rikthente në shtëpi sulmuesin, por nuk ia doli, por mbetet përsëri opsion edhe për merkaton e verës.

Deri më tani, Karim Benzema ka qëndruar në heshtje, duke mos reaguar, por pritet për t’u parë nëse ai do të rikthehet me skuadrën për ndeshjet e kampionatit, me Arabinë Saudite që në fillimin e këtij muaji ka nisur fazën e dytë dhe Al-Ittihad është jashtë garës për titullin kampion, me 31 pikë, në vendin e pestë pas 19 javësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat