Brahim Diaz shkëlqen te Reali po nuk harron Milanin

Futboll

Brahim Diaz shkëlqen te Reali po nuk harron Milanin

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 00:07
Brahim Diaz

Brahim Diaz është kthyer vendimtar për Real Madrid.

Futbollisti spanjoll ka filluar të shfaqë te madrilenët atë që bënte te Milani dhe në mbrëmjen e sotme, ndaj Lajpcig, shënoi golin e fitores 1-0 me një aksion spektakolar individual.

“Ishte një mbrëmje e madhe, një gol i madh. Jam i lumtur që po ndihmoj ekipin, goli ishte i rëndësishëm.

Festimi është për Bellingam, tani është i dëmtuar dhe e di se sa dëshirë ka të luajë ndeshje të tilla.

A është ky momenti më i mirë i karrierës? Po, ndjehem mirë, por isha mirë edhe te Milani.

I falënderoj kuqezinjtë, kanë qenë tre vite të shkëlqyera te Milani”, tha ai për “Sky Sport” pas sfidës.

“Miq me Teo Hernandez? Flas më shumë me të se me të dashurën. Ndjek gjithmonë Milanin dhe do ta vazhdoj ta ndjek edhe në të ardhmen.

Kombëtarja? Unë dua të luaj mirë te Real Madrid dhe të ndihmoj ekipin në fushë, Pastaj, nëse vjen ftesa nga Spanja, do të jem gati”, tha futbollisti spanjoll,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat