Pioli: Duam avantazhin në ndeshjen e parë

Futboll

Pioli: Duam avantazhin në ndeshjen e parë

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Milani do të ndeshet me skuadrën e Ren në fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës në “San Siro”. Stefano Pioli u shpreh se ky është një turne që kuqezinjtë do të tentojnë ta fitojnë dhe se do të kërkojnë që kundër francezëve të marrin avantazhin në ndeshjen e parë.

“Duhet të luajmë ndeshje pas ndeshje. Kemi dy sfida me Ren dhe duam të vazhdojmë përpara. Kemi ambicien për të shkuar deri në fund. Rivalët janë të fortë, si Leverkusen, i pari në Bundesligë dhe Liverpul, i pari në Premier Ligë.

Jemi në një moment të mirë. Në një sezon ka momente të vështira, e dimë këtë. Skuadra kërkon të bëjë mirë dhe beson në kualitetin që ka.

Kjaer? Ai është mirë, njësoj si Çau, që ka një kohë të limituar për të luajtur. Por do të thirret.

E kemi përgatitur mirë këtë ndeshje dhe e kemi ndjekur Ren këto sfida, një skuadër e shpejtë.

Ata po kalojnë një moment fantastik në aspektin fizik. Do të luajmë në shtëpi. Do të jetë e rëndësishme që të vendosim veten në avantazh për ndeshjen e kthimit”, tha Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat