Inter i vendos çmimin

Futboll

Inter i vendos çmimin

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:11
Inter i vendos çmimin

Denzel Dumfries me shumë gjasa do të largohet nga Interi në fund të sezonit, por zikaltërit duan minimalisht 20 milionë euro për anësorin e djathtë holandez.

Kontrata e Dumfries me Interin skadon në qershor të vitit 2024, por bisedimet për një marrëveshje të re nuk janë diskutuar.

Sipas gazetarit të “Football Italia”, Matteo Moretto, Aston Villa dhe Manchester United janë të interesuar për shërbimet e 27-vjeçarit, por edhe klube të tjerë gjithashtu nga Premier League kanë shfaqur interes.

Sipas Moretto, Dumfries është më shumë pranë largimit këtë merkato vere se sa qëndrimit, ku madje gazetari italian beson se Inter kërkon të paktën 20 milionë euro nga kartoni i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat