Girona dëmshpërblen një nga protagonistët e mëdhenj

Futboll

Girona dëmshpërblen një nga protagonistët e mëdhenj

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 16:55
Girona

Rinovim te Girona, surpriza më e bukur e këtij sezoni në La Liga. Skuadra katalanase po zhvillon një sezon fantastik, teksa renditet e dyta në Spanjë pas Realit të Madridit.

Drejtuesit e klubit kanë shpërblyer me kontratë të re portierin Paulo Gazzaniga. 32-vjeçari argjentinas ka firmosur deri në verën e vitit 2027 me Gironën.

Gazzaniga erdhi në huazim te Girona në shtatorin e vitit 2022, ndërkohë që klubi iberik e bëri të vetin përfundimisht gjatë verës së vitit të kaluar.

Më parë ka luajtur me skuadra si Fulham, Tottenham, Southampton, Elche, Rayo Vallecano dhe Gillingham.

Gjashtë vite më parë debutoi me kombëtaren albiceleste në miqësoren e fituar 2-0 përballë Meksikës. Që rezulton me ndeshjen e vetme të tij me Argjentinën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat