Klaasen, Asllani dhe Dumfries janë gati të luajnë titullarë në Serie A!

Futboll

Klaasen, Asllani dhe Dumfries janë gati të luajnë titullarë në Serie A!

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 20:11
Inzaghi e Inzaghi

Klaasen, Asllani dhe Dumfries janë gati të luajnë titullarë në Serie A!

Interi është në një formë fantastike këtë sezon.

Kjo skuadër po kryeson renditjen në Serinë A, ndërsa në Champions League do të përballet me Atletico Madrid.

Dy ndeshje që vijnë radhazi në pak ditë e kanë detyruar trajnerin që të ndryshojë strategjinë.

Pas dy ditësh Interi do të përballet me Salernitanën.

Pavarësisht se është një ndeshje e lehtë në letër, zikaltërit janë të detyruar për të fituar, në mënyrë që të ruajnë distancën me Juventusin.

Megjithatë trajneri do të aktivizojë Bisseck, Dumfries, Klaasen, Asllanin dhe Arnautiviq nga minuta e parë pasi në mesjavën e ardhshme, Interi do të përballet me Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat