​Tuchel: Nuk fitoi Lazio, humbi Bayerni

Futboll

​Tuchel: Nuk fitoi Lazio, humbi Bayerni

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:22
Thomas Tuchel

Trajneri i Bayerni Thomas Tuchel nuk mund të besonte se si skuadra e tij luajti me aq pak besim ndaj Lazios, derisa pas ndeshjes theksoi se ishte Bayerni ai që e humbi ndeshjen, dhe jo që Lazio e fitoi atë.

Trajneri ishte tashmë nën presion shumë të fortë pas humbjes 3-0 ndaj Bayer Leverkusen në fundjavë që i la pesë pikë larg liderëve të Bundesligës.

Ata patën vetëm një gjuajtje në portë në atë lojë dhe bënë edhe më keq në “Stadio Olimpico”, duke mos arritur ta shetësojnë asnjëherë portierin e Lazios Ivan Provedel.

“Ne jemi të frustruar dhe të zemëruar për humbjen. Mendoj se e humbëm ndeshjen, nuk jam i sigurt që Lazio e fitoi. Nuk jam i sigurt pse humbëm bindjen në pjesën e dytë, por e bëmë dhe më pas mbetëm prapa”, tha Tuchel për UEFA dhe Amazon Prime Video Italia.

“Nuk mund ta shpjegoj sepse i thamë skuadrës që të ruanin intensitetin e tyre dhe të ishin edhe më të guximshëm përpara, por ne u duk se humbëm fytyrën në fillim të pjesës së dytë”, shtoi ai.

Pika e kthesës bëri kur Dayot Upamecano shkaktoi një penallti dhe mori karton të kuq për ndërhyrjen ndaj Gustav Isaksen, duke mundësuar që Ciro Immobile të realizonte për 1-0.

Bayern Munich nuk kishte humbur nga një skuadër italiane në 13 ndeshje të Ligës së Kampionëve, që nga humbja e tyre 3-2 ndaj Interit në vitin 2011.

Tuchel u pyet nëse ai ishte i shqetësuar për të ardhmen e tij në stol, por ishte i prerë në përgjithë dsuke thënë “Jo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat