Xherdan Shaqiri shënon, skuadra e tij fiton bindshëm

Futboll

Xherdan Shaqiri shënon, skuadra e tij fiton bindshëm

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 12:55
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri po përgatitet me Chicago Fire për nisjen e sezonit të ri në MLS (25 shkurt).

Skuadra amerikane zhvilloi një takim miqësor përballë Minesotta United, të cilin e fitoi 4:0.

Dhe një nga golat e realizoi Shaqiri.

Ishte minuta e 75’ kur lojtari i kombëtares së Zvicrës realizoi një gol shumë të bukur nga goditja e dënimit.

Edhe pse në një pozicion të prirët, Shaqiri gjeti cepin e trekëndëshit, duke shënuar një eurogol.

Fokusi i madh është Euro 2024, që do të organizohet gjatë verës në Gjermani (14 qershor-14 korrik). Shaqiri numëron 119 ndeshje dhe 29 gola me kombëtaren e Zvicrës.

Helvetët janë pjesë e grupit A në Euro 2024, aty ku bëjnë pjesë edhe vendasit e Gjermanisë, Skocia dhe Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat