Ofendime raciste ndaj Upamecano, reagon Bayerni

Futboll

Ofendime raciste ndaj Upamecano, reagon Bayerni

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:50
Upamecano

Zhgënjim i fortë te Bayern Munich pas disfatës së pësuar në “Olimpico” ndaj Lazios në ndeshjen e parë të 1/16 finale të Champions League. Kjo vërteton momentin negativ të skuadrës së Tuchel.

Në “Olimpico”, bavarezët e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë për shkak të përjashtimit me karton të kuq të Upamecano. Mbrojtësi mori kartonin e kuq në minutën e 22-të të pjesës së dytë, duke kryer faull ndaj Isaksen.

Faull i akorduar penallti nga arbitri për skuadrën e Sarrit, e cila më pas u shndërrua në golin e vetëm të fitores nga Ciro Immobile. Tifozët e Bayern Munich e ofenduan ashpër Upamecano, duke përfshirë epitetet raciste.

“Klubi bavarez ka marrë një pozicion të qartë.

Lomentet raciste në mediat sociale kundër Dayot Upamecano janë absolutisht të neveritshme. FC Bayern i dënon ato në mënyrën më të rëndë të mundshme. Kushdo që bën komente të tilla nuk është tifoz i klubit tonë.

Ne jemi në mbështetje të Upa!”, shkruante klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat