Media kroate: Davor Shukeri e puthi emblemën e Sevillës para Rijekës

Futboll

Media kroate: Davor Shukeri e puthi emblemën e Sevillës para Rijekës

Nga: K.G. Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Davor Shuker

Deklarata e Roberto Jarnit se do të mbështesë Betisin kundër Dinamos së Zagrebit, i kushtoi atij me humbjen e pozitës së selektorit të kombëtares së Kroacisë U17. 

Federata e Futbollit e Kroacisë e shkarkoi atë sepse siç thonë ata, është e pavend, e padëshirueshme dhe e papranueshme që një person në krye të kombëtares kroate të mbështesë hapur ndonjë klub në një garë evropian, shkruan media kroate “24 sata”. 

“Robert Jarni nuk është i vetmi që ka komentuar paraqitjet e klubeve kroate në Evropë. Dario Shimiq ka pas një deklaratë para ndeshjes mes Dinamos dhe Milanit në Champions League.

Ai dikur ka punuar si agjent për Milanin.
“Do të mbështes Milanin sepse jam bashkëpunëtor i tij i jashtëm, por nuk do të jetë e lehtë.

Rastësia që ka ndodhur është e pabesueshme. Dinamo është një skuadër me përvojë, jo shumë e ndryshme nga ajo që mundi Atalantën në vitin 2019. Sipas meje, ata synojnë të mbrohen. Ata luajtën 5-3-2 kundër Chelseat”, kishte thënë Shimq për “Gazzetta”.

Fjalët e tij shkaktuan shumë reagime nga tifozët e Dinamos, ndërsa ai pas disa ditëve kërkoi falje.

“Sigurisht që nuk do të thosha kurrë se mbështes Milanin kundër Dinamos. Unë jam nga Zagrebi, Dinamo është klubi im, dhe unë jam punonjës i Milanit.

Në këtë grup përkrah Milanin dhe Dinamon, pak edhe Salzburgun, sepse është klubi i djalit tim, Rokut. Do të isha më i lumtur nëse Dinamo dhe Milan do ta kalonin grupin si të parët dhe të dytët, dhe nëse Salzburgu do të ishte i treti.

Por sigurisht që ka edhe disa pikëpyetje për Chelsean, i cili sigurisht është ende favorit për të kaluar, por besoj se Dinamo mund të bëjë shumë në këtë grup”, kishte thënë Shimiq.
Ndeshja mes Dinamos dhe Milanit u komentua shumë më mjeshtërisht nga Zvonimir Boban.

Ai fitoi Ligën e Kampionëve në 1994 me Rossonerët.

“Cilësia është në anën e Milanit. Nuk do të jetë e lehtë, ashtu siç nuk do të jetë e lehtë për mua sepse këto janë dy skuadrat e jetës sime”, – tha Boban.

“Tifozët e Rijekës janë frustruar nga Davor Shuker. Në vitin 2014 ishte president i Federatës Kroate të Futbollit, ndërsa Rijeka luajti në Europa League kundër Sevillës. Shuker më pas u takua me miqtë nga Spanja të cilët i dhuruan atij një fanellë të Sevillës.

Shuker ka veshur fanellën e klubit andaluzian midis viteve 1991 dhe 1996.
Shuker e puthi fanellën e Sevillës, kamerat e kapën atë moment dhe gjiganti spanjoll postoi një foto në rrjetet sociale, gjë që zemëroi më tej tifozët e Rijekës.

Duket se ish lojtarët e kombëtaret janë të prirur me deklaratave të papërshtatshme për paraqitjet e klubeve kroate në Evropë dhe Jarni e ka paguar më së shumti për të”, ka shkruar gazeta kroate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat