Tare: Sarri ka një defekt të madh

Futboll

Tare: Sarri ka një defekt të madh

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 12:18
Sarri

Gjatë rrëfimit për Radio Serie A, Igli Tare u ndal edhe te Maurizio Sarri. Ish-drejtori sportiv i Lazios ka konsideratë për vlerat dhe aftësitë si trajner të 65-vjeçarit, teksa zbulon edhe defektin e teknikut të bardhekaltërve.

“E cilësoj një trajner të mirë, por jashtë fushës është e vështirë të krijosh një raport me të. Kam hasur shumë vështirësi në komunikimin me Sarrin. Të gjithë ishim të vetëdijshëm për problemin që ka me komunikimin.

Por, zgjedhja e bërë tri vite më parë ndodhi për shkak se u mbyll epoka Inzaghi. Dhe lindi nevoja për të revolucionarizuar dhe krijuar një projekt të kundërt me atë që kishim me Inzaghin.

Vendosa ta marr Sarrin në Romë në dakordësi totale me presidencën. Unë nuk kam patur kurrë probleme me të. Sarri ma konfirmoi edhe në darkën përpara ndeshjes së fundit të kampionatit të kaluar”, kujton Tare.

50-vjeçari vlonjat mbajti postin e drejtorit sportiv të Lazios për 15 vite radhazi. Në 2018 ai u shpall më i miri në Serie A në rolin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat