Allegri: 4 sulmues ndaj Veronës

Futboll

Allegri: 4 sulmues ndaj Veronës

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 15:29
Allegri

Vetëm një pikë në tri ndeshjet e fundit, Interi që është larguar në luftën për titull dhe Milani që kërcënon vendin e dytë.

Juventusi, i angazhuar këtë të shtunë në orën 18.00 në Bentegodi përballë Veronës, duhet të kthehet te fitorja për të larguar krizën.

Me Allegrin që e vlerësoi si jo të lehtë impenjimin e radhës.

“Sigurisht nuk është një moment i mirë kur kemi bërë një pikë në dy ndeshje në shtëpi.

Shkojmë në një fushë të vështirë, ata nuk po bëjnë keq. Duhet të bëjmë një ndeshje të mirë, duhet të kemi një paraqitje më të mirë sidomos te detajet“.

Allegri këmbëngul se nuk ekziston nevoja për të bërë ndryshime taktike, ndërkohë që pyetjes nëse ndaj Veronës do të kthehet dyshja e sulmit Chiesa-Vlahovic, i përgjigjet.

“Më duhet të bëj vlerësimet e mia. Sa i përket Chiesës, ai vjen nga një periudhë prej një muaji e gjysmë mes fushës dhe stërvitjes dhe po gjen një gjendje më të mirë. Do të jetë i rëndësishëm për finalen e sezonit. Do të kem në dispozicion 4 sulmues, pasi rikthehet Vlahovic dhe kam dhe Chiesa, Yildiz e Milik“.

Trajneri u pyet edhe në lidhje dhe me vazhdimësinë e tij në stol. Situatë për të cilën 56-vjeçari nga Livorno shprehet:

“E kam thënë tashmë që kam edhe një vit në kontratë. Po punojmë mirë këtë vit. Për sa i përket mbrojtjes kur gjërat ecin mirë shoh që bie përqendrimi. Përgjegjësi i parë jam unë. Më duhet të mbaj gjithmonë vigjilencën lart“.

Hellas Verona-Juventus do të transmetohet në SuperSport1, duke nisur prej orës 18:00 të së shtunës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat