​Arteta e konfirmon interesimin në Mbappen

Futboll

​Arteta e konfirmon interesimin në Mbappen

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 16:06
Mikel Arteta dhe Mbappe

Mikel Arteta beson se Arsenali duhet të jetë ndër skuadrat që përfliten për transferimin e Kylian Mbappes.

Mbappe ka qenë në qendër të një lufte mes Real Madridit dhe Paris Saint-Germain tash e disa vite, luftë kjo e cila pritet të përfundojë në fund të këtij sezoni.

Real Madridi pritet që ta transferojë Mbappen, pasi që ky i fundit e njoftoi PSG se ai do të largohet kur t’i përfundojë kontrata. Po ashtu, thuhet që Mbappe është i gatshëm të ul kërkesat e tij financiare. Kjo gjë nuk i ka ndalur spekulimet që po e lidhin sulmuesin me një lëvizje te Arsenali dhe Liverpooli.

Duke folur para ndeshjes me Burnleyn, Arteta zgjodhi të flas për çështjen e Mbappes, dhe tregoi destinacionin e mundshëm të yllit francez.

“Kur ka një lojtar të atij kalibri ne duhet gjithmonë të jemi në atë bisedë. Por siç e thatë edhe ju, duket se ai po shkon në një tjetër rrugë”, tha Arteta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat