​Mourinho parashikon fituesin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve

Futboll

​Mourinho parashikon fituesin e Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 17:46
Jose Mourinho

Jose Mourinho ka treguar skuadrat të cilat ai mendon se do ta fitojnë Premier Ligën dhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Po ashtu, Mourinho zbuloi se cilën nga ish-skuadrat e tij ai do dëshironte të fitonte çmimet në fjalë këtë sezon.

“Ligën e Kampionëve, do të thosha City ose Real Madridi. Nëse dikush tjetër e fiton atëherë do të ishte një befasi e madhe. Do të doja që Real Madridi ta fitonte sërish për klubin dhe Carlo Ancelottin. Nuk e di, Bayern Munichu mund ta bëjë dhe Paris Saint-Germain”, tha Mourinho.

“Duke shikuar mundësinë, unë mendoj se City/Liverpool mund ta fitojnë Premier Ligën, ndërsa City/Reali mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve”, shtoi më tej Mourinho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat