UEFA konfirmon fuqinë ekonomike të Realit, 841 milionë euro të ardhura

Futboll

UEFA konfirmon fuqinë ekonomike të Realit, 841 milionë euro të ardhura

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:12
Reali

Fillimisht ishte kompania e auditimit “Deloitte”, ndërsa dje ka qenë UEFA që ka konfirmuar fuqinë ekonomike të Realit të Madridit.

Raporti i Pasqyrës së Financave dhe Investimeve të Klubeve Europiane, i publikuar të enjten nga UEFA, e vendos klubin e kryesuar nga Florentino Perez si klubin me më shumë të ardhura në futbollin europian në sezonin 2022-2023.

UEFA i vlerëson të ardhurat që Madridi mori sezonin e kaluar në 841 milionë euro (shifra e treguar nga kontabiliteti zyrtar i klubit e rriti paksa, deri në 843 milionë euro).

Në këtë mënyrë “los blancos” kanë lënë pas të gjithë, gjigantët e Premier Ligës në radhë të parë mes të cilëve dhe kampionët e Europës në fuqi, Mançester Sitin që ka arritur në 836 milionë euro të ardhura në sezonin e kaluar.

Vetëm dy skuadra të tjera i kalojnë 800 milionë të ardhurat: ato janë Barça (815 milionë euro) dhe Paris SG-ja (807 milionë euro). Gjithsej kanë qenë 132 klube europiane të marra në shqyrtim nga UEFA dhe që kanë shënuar një rritje të të ardhurave me 13%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat