Përforcohet Shkupi

Futboll

Përforcohet Shkupi

Nga: K.G. Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 23:30
Pamje nga prezantimi

Futbollisti 18-vjeçari Aleksandar Bogdanoski nga Struga, së fundi ishte pjesë e ekipit të Kozhufit, është futbollist i ri i Shkupit, anëtar i Ligës së Parë maqedonase. 

Bogdanoski më herët ka qenë pjesë e Rabotniçkit, ndërsa është edhe anëtar i rregullt i kombëtareve të të rinjve të Maqedonisë.

““Është nder i madh për mua që të jem pjesë e një ekipi me kaq histori, sikurse është FC Shkupi, një ekip që gjithmonë është kryefjala e kampionatit.

Nuk do të doja të them asgjë më shumë se do të mundohem gjithmonë të jap kontributin kurdo që të përfshihem në lojë.

Shpresoj që bashkërisht me të gjithë do të arrijmë qëllimet dhe objektivat e klubit. Falënderoj të gjithë për mundësinë e dhënë dhe them se nuk do t’ju zhgënjejë”, tha Bogdanoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat