Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, në pranga dy tifozë, nën hetim 6 të tjerë

Futboll

Hodhën flakadanë gjatë ndeshjes Partizani-Tirana, në pranga dy tifozë, nën hetim 6 të tjerë

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 09:32
Foto ilustrim

Dy tifozë janë vënë në pranga pasi hodhën flakadanë gjatë dhe pas ndeshjes Partizani-Tirana, që u luajt dje.

Nën hetim janë edhe gjashtë të tjerë, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit Partizani-Tirana, të zhvilluar më datë 16.02.2024, në stadiumin “Air Albania”, arrestuan shtetasit F. K., 21 vjeç, banues në Tiranë, dhe K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi ditën e djeshme, kanë hedhur flakadanë, gjatë ndeshjes.

Në vijim të veprimeve, gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit F. L., 34 vjeçe, A. B., 18 vjeç, K. A., 25 vjeç, R. M., 20 vjeç, Xh. R., 18 vjeç, dhe një i mitur 15 vjeç, pasi gjatë kontrollit në hyrje të stadiumit, u kapën me lëndë piroteknike.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe shoqërimin e shtetasve të tjerë që kanë ushtruar veprime të kundërligjshme gjatë aktivitetit sportiv. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat